Dita e Shën Valentinit po afron dhe Luizi duket se e ka gati dhuratën e tij për Kiarën.Gjatë ditës së sotme, Luizi i ka treguar Armaldos, Teas, dhe Nitës,
që surpriza, të cilën do t’ia bëjë Kiarës është diçka që nuk ka ndodhur në asnjë “Big Borther” dhe do të mbetet për shumë gjatë në memorien e të gjithëve.“Nuk e ka bërë askush në asnjë ‘Big Brother’. Do të jetë diçka që do të mbetet në histori”, ka thënë Luizi.
Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli janë çifti më i komentuar i momentit.Dyshja po vazhdojnë romancën e tyre brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Ndonëse shpesh ka zënka të vogla mes tyre, ashtu si në çdo çift, Kiara si asnjëherë më parë ka treguar ndjenjat e saj për Luizin.
Gjatë një bisede me Diolën, Kiara është shprehur se Luizi i ka dhuruar emocione që prej kohësh nuk i ka ndjerë dhe çfarë është më e rëndësishmja për të e bën të ndihet femër.
“Unë me Luizin realisht kisha shumë kohë që nuk përjetoja emocione të tilla dhe ai ma jep këtë gjë . Më jep edhe emocionin më bën të ndihem femër që është shumë e rëndësishem dhe këtë nuk duhet ta harrojë asnjë vajzë dhe çdo ditë e më shumë po e kuptoj këtë gjë. Më bën të ndihem mirë edhe kur më përkëdhel, kur më puth gjithmonë. Më jep ndjesi shumë të mirë”, ka thënë Kiara.