Si e eliminuara e mbrëmjes së kaluar në “Big Brother Vip”, Tea Trifoni ishte e ftuar ditën e sotme në “Fan Club”.
Momenti më epik i intervistës që mori vëmendje, ishte fillimi i dialogut mes saj dhe moderatores. Megi Pojani e nisi pyetjen e saj për Tean, duke i rikutjuar eksperiencën në “Për’puthen” dhe mashtrimin që vetë ajo e ka pranuar.
“Ti vjen pas një eksperience në “Për’puthen”, një mashtrimi po themi, se kështu është konsideruar. Ti e ke pranuar vetë publikisht, e ke thënë edhe në “Big Brother” që ka qenë një situatë e inskenuar aty brenda”, është shprehur Megi.
Ndërsa Tea u shpreh se nuk e konsideronte mashtrrim. “Ka qenë një situatë skenike, por nuk e konsideroj mashtrim, të thuash mashtrim është gjë e rëndë. 70% është realitet, 30% është lojë, ai isha unë”, përfundoi ajo duke mos folur më gjatë rreth kësaj teme.
Gjithashtu i ftuar sot ka qenë edhe Amos Zaharia që foli për herë të parë për ofendimin që i Bëri Kiarës. Teksa ishte i ftuar sot në “Fun Club”, Amosi ka shpjeguar se ka qenë një moment nervozizmi dhe kjo fjalë ka dalë në sipërfaqe pa dashje.Ndër të tjera ka kërkuar ndjesë për këtë ofendim ndaj moderatores.
“Duhet ta shikoja me lupë ça kisha thënë. Ishte një moment nervozizmi. E kam parë që e kam thënë. Nuk e dija që e kisha thënë. Ka dalë në sipërfaqe pa dashje. I kërkoj ndjesë”, ka thënë Amosi.