Deri të martën Luizi është i dënuar dhe duhet të qëndrojë në burgun e “Big Brother VIP” së bashku me Oltën, Maestron dhe Kristin. Por ende pa kaluar 24 orë, Kiara ka nisur të ndjejë mungesën e Luizit.
Ajo ka tentuar sot të komunikojë me të përmes murit. Luizi e ka pyetur nëse e mori malli dhe Kiara iu përgjigj me po. Më pas Maestro i tregoi Kiarës se Luani i saj është i fortë.
Izolimi në “b.rg”, është pasuar me batuta dhe ironi të shumta mes katër banorëve, Luizit, Oltës, Armaldos dhe Kristit.Këta të fundit nisën ngacmimet ndaj Luizit, duke e pyetur atë nëse ai ka përjetuar ndonjë periudhë të errët.
Luizi e mohoi një gjë të tilllë, duke u thënë atyre që jetën e tij se ka bërë njeri dhe se që kur ka lind, ka jetuar gjithmonë jashtë.
Olta i kërkoi Luizit që t’i tregojë ndonjë gjë nga jeta e tij, por ai refuzoi, me argumentin se ka gjëra të tjera në mendje.
Ai shtoi se po mendon për festën e “Shën Valentinit” dhe se ka një super plan në mendje. Luizi ka thënë se ka menduar dicka që do ndodhë për herë të parë në historinë e BBV.