Ndryshe nga herët e tjera, këtë javë mënyra e nominimeve në “Big Brother Vip Albania” ishte disi ndryshe. Deri të martën, publiku duhet të votojë duke zgjedhur të preferuarin e tyre.
4 më pak të preferuarit do të shkojnë automatikisht në nominim ku njëri prej tyre do të dalë të shtunën nga shtëpia. Ditën e sotme gjatë një bisede me Luizin, maestro ka bërë një deklaratë të papritur. Ai është shprehur se të martën do të iki nga shtëpia. Duke qenë se e marta nuk ka eliminim, mos ndoshta Armaldo po mendon tërheqjen nga gara?
Që të shtunën vonë katër nga banorët e “Big Brother VIP2” ndodhen në “burg”. Luiz Ejlli, Armaldo Kllogjeri, Olta Gixheri dhe Krist Aliaj, janë dënuar nga Vëllai i Madh pasi herë pas here kanë folur hapur për nominimet, diçka që është shumë e ndaluar.
Deri më tani ata qëndruar në ‘burg’, por duket se tani duan që të protestojnë. Fillimisht ideja ka qenë e këngëtarit të njohur dhe më pas i është bashkuar edhe aktorja.
Teksa Kiara Tito dhe Nita Latifi shkuan për të folur me të ‘burgosurit’ përmes murit, Luizi u thotë atyre që të protestojnë.Madje Olta i thotë Ejllit që t’u thotë vajzave që të rrinë pa folur, në mënyrë proteste që të dalin 4 banorët.
“Në shenjë proteste të rrini pa folur, fare, fare, as me shenja, me asgjë. Nuk flisni ju, nuk flasim as ne. Proteston e gjithë shtëpia. Të tregojmë që jena të lidhur. Këtu tregohet dashuria për njëri-tjetrin, humanizmi, eupatia, solidariteti, në këto ditë të vështira”, dëgjohet të thotë Luizi.Luizi tha fillimisht se kishte një ide që të bënin dush dhe dilte uji nga vendi ku qëndrojnë. Por Olta i tha se do i thoshin që ta hiqnin me leckë dhe si pasojë ra poshtë kjo ide.