Donaldi dhe Bora vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të dashur nga publiku, por këtë Shën Valentin nuk kemi parë trëndafila e zemra nga ata.
Donaldi ka treguar se për Shën Valentin i ka dhuruar Borës çorapet e tij.
“Dhurata ime për këtë Shën Valentin ishin çorapet e mia. Ajo u surprizua shumë kur e mori vesh që dhurata ka qenë gjithë kohës në shtëpi, 2 sirtare larg. Të dua shpirt”, shkruan Donaldi me humor.
Me postimin e rradhës, ai filmon Borën, e cila duket e mërzitur teksa qëndron në telefon ndërsa Donaldi thotë me shaka se është shumë e lumtur.
Madje ai ka treguar edhe darkën që ka përgatitur për ta duke shkaktuar të qeshura me postimet.