Historia e banores se Big Brother Vip Albania, Olta Gixhari me të dashurin 23- vjeçar, Xhek Nasufi u fol se mori fund në fillim të qershorit të vitit 2016, edhe pse ishte një lidhje e bukur dhe stabile. Për ndarjen nuk foli asnjëri nga çifti, duke e kaluar në heshtje këtë histori, që u dokumentua në profilet e tyre zyrtare, me disa fotografi romantike.
Kjo historie e tyre e dashurisë ka qenë në qendër të vëmendjes së medias, jo vetëm për shkak se Olta Gixhari është një nga vajzat më të pëlqyera në Shqipëri, por edhe për shkak se ajo ishte 8 vjet më e madhe se i dashuri, shkruan InfoKosova.
Sidoqoftë, gjatë romancës aktorja e famshme dhe i dashuri i saj Xhek Nasufi nuk folën asnjëherë për lidhjen, por e konfirmuan atë me fotot e publikuara në rrjetet sociale. Si çdo gjë që ka një fillim e një fund edhe lidhja e tyre mbaroi, por pavarësisht kësaj, çifti thuhet se kanë mbetur miq të mirë.
Po kush është Xhek Nasufi? Ish student i Ekonomikut në një universitet të njohur në Tiranë. Nga stili i jetës që bën, thuhet se vjen nga një familje e pasur, pasi poston shpesh foto me makina të shtrenjta dhe argëtime të shumta. Mes miqve ai njihet si “peshkatari”, pasi është shumë i apasionuar pas peshkimit, varkave dhe motorëve të ujit. Ai ka qenë pranë Oltës edhe gjatë angazhimeve të saj si aktore, siç ishte roli i Natashës në shfaqjen e Çehovit “Tri Motrat”, si dhe gjatë angazhimit të saj në spektaklin “Në një javë”.
Po ku është sot studenti i ekonomisë, pas ndarjes nga Gixhari? Me një vështrim në rrjetet sociale, shihet se Nasufi ka shijuar për disa kohë jetën si single duke mos bere me publike ndonjë lidhje te re dashurie. Kujtojmë se lidhja e tyre u be publike ne vitin 2016, ne atë kohe Xheku ishte vetëm 23 vjeçar ndërsa sot ai është plotë 30 vjeç./InfoKosova/