Efi ka rrëfyer se është në një lidhje dashurie në “Big Brother VIP” dhe ka fokur disa herë për partnerin e saj. Duke mos dhënë shumë detaje ajo ka rrëfyer se partneri i saj është ekonomist.
Ndonëse nuk është shfaqur me të në mediat sociale, Efi na ka treguar sot një grimcë nga Shën Valentini i tyre. Ajo ka publikuar një foto nga darka ku shihet një ambien romantik me trëndafila, qiri dhe drita të kuqe duke shkruar krah saj “Valentin në shtëpi”.
Efi ka deklaruar se qetësia e partnerit e ka bërë për vete që në fillim dhe se ai i nxjerr anën e saj më të mirë. “Me natyrën time mendoja se më duhej ndonjë njeri i ashpër. Por nuk ka lidhje fare një qetësi absolute, sa të bën të ndihesh keq.
Thjesht respekt dhe më nxjerr më të mirën time. Thjesht ideja që nuk ma merr për dobësi atë që unë ndjej. Është një çun shumë i mirë, i sjellshëm, i edukuar ,”-tregoi Efi per te dashurin.