Pas një dhurate shumë romantike që Luizi i bëri Kiarës për Shën Valentin, duket se ditën e sotme është zgjuar ndryshe.
Sot Luizi i ka marrë Kiarës varësen me kryq që i ka dhuruar pak kohë më parë, ku dhe i ka premtuar se nuk do t’ja merrte kurrë.
Duket se ky veprim ka shqetësuar Kiarën, teksa vazhdimisht e ka pyetur se pse ia kishte marrë varësen.Edhe pse Luizi i ka dhënë shumë justifikime, nuk arriti t’i tregonte të vërtetën se pse nuk ia kishte marrë varësen.
Në rrjet është duke u aluduar shumë për një krisje të marrëdhënies, megjithatë duket se dyshja nuk e çon aspak këtë gjë ndërmend.
Pjesë nga biseda: Luizi: Unë të dua me gjithë shpirt dhe jap jetën për ty. Kiara: Por varësen e more sepse… Luizi: Ça është e imja është e jotja.
Kiara: Pse iku varësja? Luizi: Nuk iku është aty, unë të kam thënë që do të ta lë derisa të dalësh nga këtu, por tani po bëj sikur ti nuk je këtu. Kiara: Pse ke nevojë të bësh skema?
Luizi: Po por kjo nuk është pjesë e skemës. Kiara: Ti nuk i mban ndonjëherë premtimet. Luizi: Ndonjëherë? Unë nuk e di pse më beson akoma. Kiara: Kjo e fundit nuk më pëlqeu si lëvizje, e kam seriozisht. Më ngeli shumë qejfi.