Përpos banorëve të cilët vazhdojnë të diskutohen mjaft në rrjet, një vëmendje të madhe kanë marrë dhe veprimet e produksionit të “Big Brother VIP Albania”.
Pas një sërë ngjarjesh, një tjetër video është bërë viral në rrjet orët e fundit, e cila lidhet sërish me produksionin.
Në orët e para të natës së sotme, disa nga banorët po aludonin se në tualetet e shtëpisë ka kamera.
Ata shtuan se diçka e tillë nuk mund të ndodhi, pasi të lë me trauma. Mirëpo në momentin që Luizi filloi të fliste, një zhurmë e madhe u dëgjua në shtëpi, çka shtangu të gjithë banorët.
Mesa duket zhurma ka qenë një shenjë nga “Vëllai i madh” për t’iu rikujtuar se tema të tilla nuk duhen diskutuar aspak.