Filloreta Raci ose siç njihet me emrin e artit Fifi ishte e ftuar së fundmi në emisionin ‘N’drrimi i natës’, ku ka folur si rrallëherë për jetën e saj private.
Siç dihet Fifi prej kohësh është e lidhur me një djalë me emrin Xhuljo, të cilit i ka dedikuar edhe një tatuazh.
Në lojën “Haje ose thuaje”, këngëtares i është kërkuar të listojë tre arsyet pse zihet më së shumti me të dashurin dhe ajo tregoi se arsyet më të shpeshta janë për Instagramin apo mesazhet.
“Për followers-at në Instagram, sepse ai ka ndjekur një “x” vajzë, pse nuk ka hapur telefonin dhe pse nuk ka kthyer mesazhet.
Janë bazike, por edhe tek unë ndodhin”, tha këngëtarja./kosovarja