Mëngjesi i sotëm nuk ka nisur aspak mirë për çiftin Luiz-Kiara.
Teksa kjo e fundit u ngrit nga krevati për të shkuar në tualet, e injoroi totalisht Luizin i cili ngeli i habitur nga ky veprim i Kiarës.
“A kaq i padukshëm të dukem sa as mirmëngjesi nuk më thu? Ç’pati kjo?”- i tha Luizi, ndërsa Kiara sërish nuk i ktheu përgjigje.
Kjo mërzi e moderatores ishte shkaktuar qysh mbrëmjen e djeshme pasi ajo as nuk e lejoi Luizin t’i rrinte afër në krevat.
Gjithsesi, zënkat mes këtij çifti janë të shpeshta e me siguri do e gjejnë sërish gjuhën e përbashkët me njëri tjetrin.