Pëlqimet ndaj banorëve të “Big Brother VIP” për Beatrix Ramosaj nuk kanë qenë të njëjta nga fillimi e deri tani.
Në natën e parë të startimit të këtij edicioni të dytë, këngëtarja tregoi se ishte mbështetëse e Olta Gixharit duke e njohur vetëm nga jashtë shtëpisë.
Mirëpo gjatë lojës duket se Beatrix ndryshoi mendim, ashtu si shumica e audiencës, e pak kohë më parë tregoi mbështetjen e saj ndaj Luizit duke dënuar bullizmin që po i ushtrohej në shtëpi.
Mirëpo pasi ky i fundit e ofendoi duke e quajtur me ironi “inteligjente”, Beatrix e ka ndërruar sërish personazhin e preferuar të shtëpisë.
Mbrëmjen e djeshme ajo ka bërë një postim në InstaStory, tek ka folur për banoren e re, Ermionën.
“Vallaj ke qef ta shofësh dhe ta dëgjosh Ermionën. Është vetvetja, s’ja përton njeriu faaare copë jau thot muhabetet. Pa strategji, pa LOJË. Ajo flet vetëm të vërtetën. Të gjithë të tjerët dëgjojnë. Her vibeeee! Më e vërteta aty!”- shkruan Beatrix.