Në një mision të dhënë nga “Vëllai i Madh”, Luizi në bashkëpunim me Oltën, duhej të bënin banorët e rinj që të hidheshin në Pishin, që në “këmbim” “BBV” t’ju hiqte imunitetin. Luizi dhe Olta e realizuan misionin dhe Tani u shpreh i pakënaqur që Luizi luftoi aq shumë për t’ju hequr atyre imunitetin, veçanërist “shokut të tij”, duke pasur parasysh zarfin e kuq që ka ardhur për Oltën.
Luizi pranoi hapur se gjithçka e ka bërë për të shmangur një nominim “kokë më kokë” me Kiarën, që ekziston si mundësi me zarfin e kuq që ka ardhur për Oltën. Nga ana tjetër, Tani arsyetoi se pse është i pakënaqur me veprimin e Luizit.
Luiz: Nuk dua përballje me Kiarën, se mund të jetë edhe nominim me dy persona. E di çfarë ka zarfi se kam parë “Big Brother” para se të hyjë këtu. Janë 4-5 alternativa, nuk ka të tjera. Në 4-5 alternativa mund të bjerë që të përballem kokë më kokë më Kiarën dhe ajo ka të drejtën e Zotit ta bëjë, sepse do ia kisha bërë edhe unë. Që të hapja harkun.
Tani: Muhabeti që bën ti është bosh, se ai që i bën këto gjëra po të dëgjon.
Kiara: Mund të ndodhi çfarëdolloj gjëje, unë e kam marrë parasysh që mund të jem edhe unë, nuk do të thotë që tani që juve iu hoq imuniteti, nuk jam e rrezikuar. Unë mund të dal, madje jam e sigurt për këtë. Ky e ka bërë se ndoshta është përfshirë emocionalisht, ka thënë do më iki Kiara. Siç më ka mua këtu, nuk të ka ty.
Luizi: Nuk je i rrezikuar fare nga unë. Unë i bëra llogaritë, i binte që të të ikë imuniteti nesër, thashë Tanit nuk i bën njeri dëm.
Tani: Unë nuk e kam te rreziku, thjesht pse ia bëre shokut. Nëse më fusin mua në mes, ta dish se më shumë se te Kiara duhet të kesh besim te unë. Në çdo lloj rrethane, unë e analizoj, kur të vijë puna që të më përplasin e të më tregojnë për ty unë e kam reagimin. Nëse jam vetëm, ne nuk jemi shokë. Nuk kemi dy muaj jetë, nuk janë ditët e fundit dhe po kalon vetëm këto dy muaj, ose varet loja nga çifti.
Luizi: E di që nuk do jem me Kiarën gjithë kohës, qëllimi im është që ta mbaj sa më shumë gjatë këtu brenda.
Kiara: Është frika se mund të ndahemi kaq shpejt, e di që do bashkohemi prapë, por është ideja që ta shtyjmë sa më shumë dhe pse jo të shkojmë në finale.