Luizi Ejlli duket se është i vendosur të bëjë gjithçka të mundet për të mbajtur Kiara Titon brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe këtë gjë e thotë hapur sa herë që i vjen rasti.
Por së fundmi ai është përballur me reagimin e shokut të tij, Tan Brahimit, i cili ka bërë disa që është pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Në një mision të dhënë nga “Vëllai i Madh”, këngëtari në bashkëpunim me Olta Gixharin, duhej të bënin banorët e rinj që të hidheshin në pishinë, që në “këmbim” BBV t’iu hiqte imunitetin.
Luizi dhe Olta e realizuan misionin dhe Tani u shpreh i pakënaqur që këngëtari luftoi aq shumë për t’iu hequr atyre imunitetin, veçanërisht “shokut të tij”, duke pasur parasysh zarfin e kuq që ka ardhur për aktoren e njohur.
Luizi: Nuk je i rrezikuar fare nga unë. Unë i bëra llogaritë, i binte që të të ikë imuniteti nesër, thashë Tanit nuk i bën njeri dëm.
Tani: Unë nuk e kam te rreziku, thjesht pse ia bëre shokut. Nëse më fusin mua në mes, ta dish se më shumë se te Kiara duhet të kesh besim te unë. Në çdo lloj rrethane, unë e analizoj, kur të vijë puna që të më përplasin e të më tregojnë për ty unë e kam reagimin. Nëse jam vetëm, ne nuk jemi shokë. Nuk kemi dy muaj jetë, nuk janë ditët e fundit dhe po kalon vetëm këto dy muaj, ose varet loja nga çifti. Luizi: E di që nuk do jem me Kiarën gjithë kohës, qëllimi im është që ta mbaj sa më shumë gjatë këtu brenda.
Kiara: Është frika se mund të ndahemi kaq shpejt, e di që do bashkohemi prapë, por është ideja që ta shtyjmë sa më shumë dhe pse jo të shkojmë në finale.