“Big Brother Vip” është formati i cili ka përfshirë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen padyshim. Së fundmi, kanë qenë mediat greke ato që i kanë kushtuar një artikull reality-show-t që po zhvillohet aktualisht në Shqipëri.
Gazeta greke “gazzetta.gr” në artikullin e saj vëmendjen nuk ia ka kushtuar banorëve, por shtëpisë ku ata jetojnë. Sipas tyre sponsorët që gjenden gjithandej nëpër shtëpi janë të tepruar dhe kjo gjë nuk është parë në asnjë format të njëjtë në botë.
“Big Brother është loja më e njohur e izolimit në mbarë botën dhe ndoshta reality shoë më i suksesshëm i bërë ndonjëherë në Greqi. Sidomos nëse flasim për sezonin e tij të parë, në të cilin Prodromos dhe Tsakas bënë që thuajse i gjithë vendi të shikojë në ankth shpalljen e fituesit të madh.
Që atëherë Big Brother e kemi parë disa herë të kthehet në televizion, ndërsa diçka e ngjashme ka ndodhur në disa vende të botës. Ditët e fundit pamë premierën e sezonit të ri të Big Brother në Shqipërinë fqinje, vetëm se peizazhi i përgatitur nga produksioni shkaktoi diskutime.
Në fakt është një koncept që nuk e kemi parë ndonjëherë në asnjë edicion, në asnjë transmetim. Në Big Brother Albania fjalën e parë e kanë sponsorët , të cilët janë fjalë për fjalë kudo . Në dollapë, në divane, në mure, në dysheme, në ekrane, në banja, në dhoma. Kudo që të kthehet kamera shohim postera, drita neoni, mbishkrime, reklama dhe logo të markave të ndryshme, të cilat sigurisht i kanë dhënë para produksionit për të ngritur të gjithë reality shoë-n.
Në fakt, e tillë është “beteja” që kanë dhënë sponsorët për të hyrë në Big Brother, saqë edhe divani i madh klasik në mes të sallonit është me ngjyra të ndryshme, një për çdo markë.Dhe më në fund vijmë te pyetja: A e kanë tepruar pak me vendosjen?”