Përpara se t’i jepej avantazhi për të nxjerrë tre banorë në nominim, Olta kishte përmendur disa herë se zgjedhjet e saj do të ishin: Luizi, Kiara dhe Maestro.
Mirëpo, zarfi i kuq për Oltën mbërriti në shtëpi dhe Maestro u ndje i rrezikuar nga nominimi kështu që përdori një strategji, megjithëse u kuptua nga të gjithë.
Ditën që zarfi erdhi në shtëpi, Maestro u kujtua që Luizi ( me të cilin kishte shkëmbyer batuta që në fillim), e kishte bullizuar gjithë kohën dhe vendosi t’i kthehej kundër, duke kaluar kështu në krah të Oltës.
Madje, teksa bisedonin në dhomën e gjumit ai i tha Oltës tre emrat që duhet të nxirrte në nominim, të cilët ishin: Luizi, Kiara, Bledi (duke hequr kështu emrin e tij nga lista).
Mirëpo, kjo gjë është mohuar kategorikisht nga Maestro gjatë një bisede me banorët në oborr.
Me një zë të lartë dhe me bindje të madhe, ai u shpreh se i kishte thënë Oltës “zgjidh kë të të dojë zemra” përsa i përket nominimeve, gjë që u mbeshtet nga aktorja.
Madje, Olta shtoi se Maestro ishte treguar i gatshëm t’a përfshinte edhe vetë atë në nominim.
Mirëpo, kjo video e tregon më së miri se Maestro dhe Olta kanë gënjyer sy për sy Luizin dhe Kiarën, gjithashtu dhe publikun
Vlen të përmendet se biseda e dyshes në dhomën e gjumit nuk u transmetua apo ndëshkua aspak në Prime, edhe pse ata kishin thyer një prej rregullave kryesorë të programit që është diskutimi i nominimeve.