Gjatë një bisede me banorët Luizi është shprehur se tre banorë brenda shtëpisë nuk do t’i nominonte kurrë.
“Unë kam tre emra që janë tabu, që nuk i nominoj kurrë. Tabu i kam këto tre emra. Një që dihet publikisht është Nita Latifi që unë nuk e përmend kurrë, në asnjë lloj nominimi. Ja kam thënë në sy”, tha ai.Luizi nuk i tha emrat e tjerë por mendohet të jenë Kiara dhe Valbona.
Gjatë një bisede me Dea Mishel, Luiz Ejlli është shprehur se që kur ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP2” nuk ka qenë ndonjëherë kaq i stresuar.
E shkak është nominimi që Olta Gixhari bëri prime-n e së shtunës, ku tha emrin e tij, Kiara Titos dhe Bledi Manes.
“Qysh që kam ardhur në këtë shtëpi nuk kam qenë ndonjëherë më në stres se sot. Për Zotin. As atë natë që isha me Efin nuk e kisha.
Ajo do ikë një ditë, por se di. Po e pashë që nuk është gjë ai muhabet, prime është. 60 ditë boll qëndrova. Lojë është, me vuajtur kot për një lojë sikur nuk duket normale”, tha Luizi