Situata brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” pritet të ndryshojë këtë javë pasi në nominim janë Luizi, Kiara dhe Bledi. Këta emra nuk janë në nominim nga të gjithë banorët, por vetëm nga Olta pasi kishte avantazh.
Sot, ndërsa banorët janë angazhuar të realizojnë komedinë ‘Pallati 176″ Luizi ka nisur të flasë nëpër shtëpi:
“Dua Kiarën. Nuk ma merr njeri Kiarën. Mos ma merrni Kiarën. Ju premtoj ky do jetë Big Brotheri më i bukur që keni parë ndonjëherë”. Ndërkohë ai afrohet dhe puth Kiarën
Tre të nominuarit kanë zhvilluar sot një konferencë përballë banorëve të tjerë. Luizi, Kiara dhe Bledi duhet t’i përgjigjeshin pyetjeve që vinin nga ata.
“Pse Olta ju nominoi juve”, ishte pyetja e Nitës për Luizin, i cili u shpreh se sadoqë Olta u “viktimizua” që nuk dëshiron të mbahet mend si ajo që ndan çifte, e kishte të mirëmenduar këtë zgjedhje.
“Ajo e ka tregu që në fillim që e vetmja mënyrë sipas saj që të më dobësojë mua është të më heqë krahët. Siç ia kam larguar unë të gjithë që ka pasur, bëri të njëjtën gjë. Dhe vendosi, pavarësisht se tha unë nuk dua të mbahem mend si ajo që ndan çifte, ajo sërish më zgjodhi mua Kiarën dhe Bledin”, u shpreh Luizi.