Luizi është miqësuar me banoren e re, Jori. Ai i ka ofruar asaj rrobat e tij meqënëse modeles ende nuk i ka ardhur valixhja.
Ajo i ka qëndruar vërdallë edhe kur ai vendosi të bënte tatuazh syrin e Kiarës në krahë. Shiko videon më poshtë.
Për më tepër Luizi ka bërë një gjest që ka rënë shumë në sy. Teksa Jori po bisedonte me Maestron dhe Antonetën, Luizi kaloi pranë tyre dhe i dhuroi Jorit një trëndafil.
Në këtë moment erdhi dhe Kiara pranë tyre dhe kaq u desh që Maestro të niste me batuta duke thënë ‘shiko shiko Kiara, plasën trëndafilat’.
Luizi u afrua pranë tyre dhe i tregoi Kiarës çfarë bëri. Kiara thjesht buzëqeshi dhe vazhdoi bisedën me Antonetën.
Nga ana tjetër Luizi nuk ia kurseu përgjigjen Maestros duke i thënë: “Nuk ka mbaruar me kaq, por ti nuk do jesh këtu për t’i komentuar. Do na shohësh nga shtëpia…”.