Një lojë ka shkundur çiftin Kiara-Luiz prej ditësh. Çifti ka pasur goxha probleme dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët vetëm mbrëmjen e djeshme para spektaklit të “Big Brother VIP”.
Teksa Kiara kritikon dhe bën me faj Luizin, nuk ka dijeni se jashtë shumë njerëz publikë e jopublikë kritikojnë dhe bëjnë me faj atë lidhur me problemet në raportin e tyre. Mënyra e ashpër si i ka folur Luizit, ndryshimi i humorit dhe qëndrimit, menaxhimi i situatës së lavamanit janë disa nga pikat që kanë hapur debat.
Që nga e marta e javës që lamë pas Kiara ka humbur mbi 30 mijë ndjekës në Instagram. Dhe pikërisht te Instagrami do ndalemi. Llogaritë e tyre menaxhohen nga njerëz të afërt të dyshes. Ajo që na ka tërhequr vëmendje është fakti se në Instagramin e Luizit prej ditësh nuk është bërë asnjë postim me Kiarën. Madje, as repost.
Nuk dihet pse personat që menaxhojnë Instagramin e Luizit kanë marrë këtë vendim, edhe pasi ai dhe Kiara bënë “paqe”. Ndoshta janë të mendimit se Kiara nuk është e sinqertë në marrëdhënien e tyre, ndoshta kanë dashur të shmangin komentet negative që kanë pushtuar rrjetin.
Nga ana tjetër në Instagramin e Kiarës janë postuar foto të dyshes vazhdimisht. Mbrëmjen e djeshme shpërndanë një foto me Luizin, duke shkruar krah saj një varg nga kënga e tij: “Të dua edhe kur më rri larg”. Kjo nxiti shumë reagime dhe në sektorin e komenteve shumë shkruajnë se kjo lëvizje po bëhet për të rifituar ndjekësit.