Ngjarja që ndodhi ditë më parë ka goditur rëndë familjen Muçaj nga Llukë e Epërme e Deçanit.
Elvis Muçaj djali i vetëm i familjes humbi jetën bashkë me të bijën 6 muajshe si pasojë e një aksidenti, shkruan “Kosovarja”.
Padyshim që dhimbjen më të madhe me familjen e bashkëndiejnë në radhë të parë familjarët e të afërmit e me pas edhe gjithë të tjerët.
Është tezja e tij ajo që ka shprehur dhimbjen e pikëllimin për humbjen e nipit e të vajzës së tij, e cila ua këput shpirtin me fjalët që ka shkruar.
“Nuk kam dor te shkruj per vdekjen tende nipi im Elvis e pellumbesha ime Luana
Nje yll i vetem qe ndriqoje,Ku ne mbanim syt nga ti …
Ku ishe deshira jon, endrra jon gezime jon, Nipi jon djal hastreti pa moter pa vella
Ky yll u shua mbrem bashk me te bijen Luanen , Ku aq shum u gezu kur ajo erdhi ne jet, aq shum e deshti Ku as vdekja nuk i ndau
Elvis Luana …dy zemra qe JU kishim ..
JU jetoni me ne , sdo JU harrojm kurr …
Ishalla ne xhenet”./Kosovarja/