Krist Aliaj është banori që u largua (vetëm për pak minuta) nga shtëpia e Big Brother Vip mbrëmjen e sotme. Votat e publikut kanë vendosur që Kristi të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Mes Oltës, Luizit dhe Kristit, publiku zgjodhi që Kristi të linte shtëpinë e Big Brother VIP, ndërsa është ende në lojë nga bileta e tij e fatit.
Kristi ia la biletën në dorë Keisit dhe kjo e fundit kur e hapi mes lotësh pa që kishte biletë kthimit. gëzim i madh për Keisin dhe Kristin por edhe për banorët e tjerë të afërm me të.
Por ashtu si dhe në shumë raste të tjera edhe sot dështoi produksioni i BBV, skenar shumë i dobët, pasi dihej që s’do alrgohej asnjë nga të nominuarit.
Luizi kur pa Oltën që u rikthye sa nuk i ra pika “obobobo” tha ai, pasi ishte i bindur në largimin e saj, por që nuk ndodhi.
Gjithsesi te trë të nominuarit për sot e meritojnë të qëndrojnë akoma në shtëpi pasi ka vërtet banorë të tjerë që duhet të ikin para tyre.