Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të “Big Brother VIP”, Kiara Titos si lider shtëpie iu komunikua se ka një avantazh në lojë. Kiara “kërceu nga gëzimi” kur i thanë se do t’i jepet informacion nga jashtë.
Por vetëm pak sekonda më vonë në monitorin përballë saj u shfaqën titujt më të ashpër dhe denigrues për moderatoren. Kiarës iu komunikua meszhi më negativ që mund të merrte nga produksioni, i cili nuk ishte munduar aspak ta zbukuronte.
Kiara u trondit nga reagimi i Efit, Kejvinës dhe Klea Hutës. Por kjo e fundit ka reaguar menjëherë. “Përmbledhje e shëmtuar dhe cinike”, shkruan Klea në postimin e saj.
Si avantazh për liderin e shtëpisë, Kiarës iu dha e drejta për informacion nga jashtë.Asaj iu tregua një klip me informacione për të nga tituj portalesh dhe media të ndryshme.
Në klip u shfaqen tituj të mediave online dhe ndër të tjera ishte dhe njk lajm i Efit, i cili shkrunate se kjo e fundit del kundër Kiarës, sa i takon situatës me Luizin te lavamani.
Ndër të tjera ishin dhe reagimet e Kejvinës, lidhjet e saj të shkuara dhe klikimet në Tiktok, por Kiara tha se vetëm komenti i Efit e ka mërzitur dhe zhgënjyer.