Ish-konkurrentja e Për’puthen Antonela Berisha ka reaguar pas debatit të ashpër në studio gjatë “Prime”-t të së martës ku opinionisti Arbër Hajdari akuzoi Efin dhe Ronaldon se e mbështesin Luizin për të rritur ndjekësit e tyre në Instagram.
Ish-banorja e “BBVIP1” ka ironizuar Arbërin duke i kujtuar ndihmën që ai i kërkoi banorëve të shtëpisë që nëpërmjet mesazheve të tyre në Big Brother VIP të mblidhnin ndihma për të prekurit nga tragjedia që shkaktoi tërmeti i rëndë në Turqi, të cilat do të dërgoheshin nëpërmjet fondacionit që drejton opinionisti. Dhe mesazhi më i klikuar ishte ai i Luizit.
Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Antonela shkroi: “Po ti Arbër nuk ju lute Luizit që të dhuronin të gjithë mbështeësit e tij që t’i dërgoje në “Turqi”?!”
Debatet vazhduan me tone të larta mes Arbërit, Mikelës dhe Efit. Aq sa e ka pyetur Mikelën sa të ka shkuar çmimi i storyt ty. Arbëri: Ju për këtë gjë jetoni, për klikime. Mos na bëni sikur jetojmë në hënë ne. Kiares, iu shfaq nje video me titujt e portaleve qe po qarkullonin këtyre ditëve.
Pas kësaj ajo e ka komentuar teksa është shprehur se nuk e priste nga disa banorë që ishin pjesë e shtëpisë.Ajo tha se u prek vetëm nga Efi, të cilën nuk e priste. Efi u përpoq t’ia shpejgonte se nuk ishte ashtu sic ishte shkëputur fragmenti në video.
Në fakt është e vërtetë që Efi sic e tha dhe vetë doli kundëer Kiarës për situatën që u diskutua në atë moment në Prime, por kurrë s’ka thënë dicka të keqe për të.