Prej mbrëmjes së djeshme po qarkullon në rrjet një teori konspirative që lidhet sigurisht me Big Brother. Dea takoi gjyshen e saj si një surprizë shumë të bukur pasi hapi Kutinë e Pandorës. Në një takim shumë emocionues dhe të ngrohtë, shumë ndjekës vunë re se ajo i jep një letër në dorë që Dea e merr dhe e vendos në tavolinë.
Videoja po përhapet me shpejtësi dhe sipas pretendimeve, Dea ka marrë informacion nga gjyshja e saj. Gjithsesi, kjo gjë është mohuar totalisht në faqen e saj në Instagram.
Personat që menaxhojnë rrjetet sociale të Deas në një reagim bëjnë ne dije se kjo është e pavërtetë dhe se gjyshja i ka dhënë thjesht një farcoletë.
Informacionet nga jashtë janë rreptësisht të ndaluara dhe në raste të tilla kur bëhen me qëllim ka automatikisht skualifikim nga loja.
Nëse Dea Michel nuk skualifikohet nga loja është një tjetër shkas për të dyshuar se produksioni e manipulon lojën dhe nuk është i drejtë.
Disa ditë më parë Olta takoi Dorin jashtë Big Brotherit dhe nuk dihet çfarë informacioni ka marrë. Po ashtu edhe Dea Michel mbrëmë mori një letër fshehurazi që nuk dihet përmbajtja por nga mënyra si u dha dukej që kishte informacion.