Me të nisur primi në Big Brother Vip Albania, Arbana I ka bërë një koment të veçantë Luizit për veshjen.Ajo e ka krahasuar atë me një kamarier, me kamarierët e lokaleve elitare në Francë, shtoi ajo. Sigurisht komenti është pritur me të qeshura nga Luizi.
Edhe herën e kaluar Arbana e krahasoi veshjen e tij me atë të një prifti. Arbana flet për veshjen e Luizit por le të flasim pak për veshjen e saj.
Arbana kur vesh kostume, vesh ato që veshin supermodelet – xxl. Supermodelet ndoshta nuk zhduken brenda atyre kostumeve por Arbana humbet ndonjëherë.
Nuk kuptohet nëse është një veshje spektakli apo një veshje e marrë borxh komshit për dasmën e çunit të dajës.Gjithsesi, komenti i Arbanës u mbështet nga e qeshura domethënëse e Kiarës.
Ndërkohë për sot kanë qenë të nominuar plot 7 banorë, Qetsori, Maestro, Sabiani, Antoneta, Fotinia, Nita dhe Dea. Njëri prej tyre do lërë përfundimisht shtëpinë.
Nga burime pranë produksionit mësohet se banorja që do lërë sonte shtëpinë është pikërisht Antoneta, e cila ra në “gjumë” këto ditë pas debateve me Luizin në primen e kaluar.