Pas ‘Prime’-it, Olta Gixhari shpërtheu në lot. Aktorja nuk mbajti dot lotët pasi përfundoi spektakli e duket se malli për të afërmit e sidomos për djalin bëri që të kishte një gjendje të tillë emocionale.
Asaj iu gjend pranë Armaldo Kllogjeri (Maestro) i cili e ngushëllonte duke i thënë fjalë motivuese.Mirëpo, aktorja deklaroi herë pas here se dëshiron të largohet nga shtëpia pasi nuk mundet më të vazhdojë rrugëtimin.
Madje, ajo shtoi se situata brenda shtëpisë është bërë me shum presion.Biseda mes tyre: Armaldo: Po ça ke që je mërzitur? Ti je vajzë e fortë, je grua e fortë. Shiko, çdo gjë e ka një sakrificë. Olta: Nuk mundem më. Armaldo: Të të them diçka? Ota: Dua të iki. Armaldo: Ti mendon se jetën e kam bërë për ta pasur siç e kam tani në këtë moment? E kupton sesa të vështirë e kam pasur, e kam krijuar vetë, ndërtuar vetë. Kurse ti e ke pasur diçka të ndërtuar.
Olta: Është shumë e dhunshme këtu, nuk mundem më! Banorët u interesuan mbrëmjen e kaluar se kur do mbarojë aventura e tyre në Big Brother VIP. Moderatorja vendosi të bënte një shaka duke u thënë se Big Brother do zgjasë edhe 3 muaj.
Banorët u trembën e nisën të pyesin derisa Arbana u tha se akoma nuk është marrë vendimi dhe do t’ua thotë të shtunën e javës tjetër. Nuk ndihet nëse zgjatja për kaq shumë kohë e këtij edicioni ishte arsyeja e gjendjes emocionale të Oltës.
View this post on Instagram