Në një lojë nga ‘Vëllai i Madh’, Olta dhe Luizi ishin të detyruar të qëndrojnë së bashku në një bluzë derisa të kenë një vendim nga ‘Big Brother’.
Ndërsa Kiarës i duhet të ndajë bluzen me Dean. Sonte po dikutohet moskujdesi dhe arroganca e Kiarës ndaj Luizit. Por që Kiarës madje i kishte penguar edhe përkujdesja e Oltës ndaj Luizit.
Vajzat kishin pasur debate të forta me njëra-tjetrën. Kiara tha se Olta këto situata i shfrytëzon për lojë, madje sipas saj Luizi kishte raste të tjera të shumta kur ishte i sëmurë dhe ajo nuk u afrua ta ndihmonte.
Ajo tha se nuk e lejon askënd të del si një person i ftoftë, dhe që nuk tregon kujdes ndaj personave, pasi sipas saj Luizi e di këtë më mirë se të tjerët. Moderatorja tha se Luizi ishte i sëmurë por jo aq sa dukej aty.