Banori i “Big Brother VIP Albania”, i kthyer në fenomen tashmë, Luiz Ejlli ditën e sotme ka marrë një përshëndetje të veçantë.
Në videon e postuar në llogarinë e Gazetës Insajderi në rrjetin social TikTok, shihet një burrë duke dëgjuar këngën e Luizit kushtuar Kiarës.
Ai fillimisht përshëndet me fjalën “Mirëmengjes”, thënë në gjuhën shqipe, pastaj vazhdon duke thënë se është polak që jeton në Angli.
“Mirëmëngjes! Jam polak, jemi në Mbretërinë e Bashkuar. Unë jam duke e mbështetur Luizin në “Big Brother”, më të mirin e Shqipërisë. Uroj që ti do të fitosh. Do të kesh vetura të mira, G63- CDS të zi, kur të vish në Angli”, ka thënë burri, i cili duket se Luizit i ka premtuar një veturë luksoze.
@insajderitv Mbështetja për Luizin nuk ka të ndalur: Polaku nga Anglia i premton veturë luksoze #luizejlli #bigbrothervipalbania #poland #amg63 #england ♬ original sound – Insajderi