Kërkuesit e Universitetit të Georgias në SHBA deklaruan sot se kanë zbuluar një ilaç anti-bakterial i cili bën të mundur që në harkun kohor të 24 orëve, të parandalojë përhapjen e Covid 19 nga të sëmurët tek personat e shëndetshëm. Kështu një i infektuar që trajtohet me këtë ilaç, armatosjen me antiviral dhe në këtë mënyrë nuk mundt infektojë askënd tjetër.
Molnupiravir, është medikamenti i cili sipas këtyre shkencëtarëve, nuk lejon shumëfishimin e virusit. Që nga muaji mars e deri në nëntor janë kryer testime të shumta tek pacientë, kryesisht në spitale dhe ato kanë rezultuar të suksesshme.
Mjeku që kryeson ekipin e studiuesve, Richard Plemper, njoftoi se kjo është hera e parë që një ilaç arrin të bllokojë shpejt transmetimin e Sars Cov 2.
“Një zhvillim i tillë nënkupton një kthesë të madhe për shkencën”, tha mjeku specialist.
Ai theksoi se Molnupiravir e lufton koronavirusin sidomos në sistemin respirator ndërsa vepron edhe ndaj viruseve sezonale.
Çfarë është Molnupiravir
Molnupiravir, i njohur edhe si MK-4482, apo edhe EIDD-2801, është një ilaç eksperimental antiviral i cili është krijuar për trajtimin e gripit. Ai merret nga goja në formë kapsulash.
Ai është një produkt i derivatit sintetik të nukleozidit N4-hidroksitidinë dhe ushtron veprimin e tij antiviral përmes futjes së gabimeve të kopjimit gjatë replikimit të ARN virale.
Ndërkohë, për frenimin masiv të pandemisë, shpresat janë varur tek vaksinat.
Pfizeri raportoi megjithatë disa probleme me zinxhirin e furnizimit më lëndën e parë, ndaj thotë se kjo e ka detyruar të ulë objektivin e saj të prodhimit për këtë vit.
Kompania u shpreh së fundi se parashikon prodhimin e 50 milionë dozave të vaksinës së saj, një shifër kjo dy herë më e ulët nga sa ishte parashikuar më parë, kur pretendohej se do të prodhonte 100 milionë doza.
Ndërsa 100 milionë ishin për 50 milionë njerëz, tani mund të vaksinohen vetëm 25 milionë.