Përballja e Kiarës me Oltën në nominim e ka mërzitur Luizin. Madje ai ka deklaruar se nëse Kiara del të shtunën, do dalë edhe ai.
Ndërkohë pas prime teksa ndodheshin në oborr, Fotinia me shenja ka komunikuar me Luizin duke i thënë se do dal ajo, për ta shpëtuar Kiarën.
Luizi nuk e pranoi këtë gjë dhe tha se nuk do t’i flasë më gjithë jetën nëse ajo e bën këtë. Nga ana tjetër Fotinia i tha se loja e Big Brother nuk do kishte kuptim pa të.
Teksa të gjithë banorët po këndonin e kërcenin në oborr, Luizi u shkëput dhe qëndroi vetëm në verandë. Olta vuri re që ai nuk po kërcente me pjesën tjetër dhe shkoi u ul pranë tij.
Ajo i tha Luizit të ngrihet dhe të kërcejë bashkë me të tjerët, por ky i fundit shprehu mërzinë për nominimin e kësaj jave, që siç dihet Kiara është në televotim me Oltën.
Ai i tha Oltës që i vjen keq edhe për Kiarën, por edhe për të, sepse sipas Luizit, Olta nuk ka pse të largohet në këtë pikë të lojës.
Luizi shtoi që është mirë të largohet ai nga Big Brother dhe këtë edicion ta fitojë Olta. Kjo e fundit, i tha Luizit që nëse largohet ai, do ikë dhe ajo, por jo këtë të shtunë, një herë tjetër.
Olta i tha Luizit që meqenëse situata është e tillë, është më mirë që të largohet ajo nga ky format, që t’i hapë rrugë Luizit dhe Kiarës.