Kiara dhe Olta po përballen me një nominim të fortë, e njëra nga to sonte do ta lërë shtëpinë. Moderatorja e njohur, Kiara Tito është padyshim një prej banoreve më të komentuara në Big Brother VIP Albania.
Lidhja e saj me banorin që ka fituar zemrat e publikut dhe madje po konsiderohet fenomen i kësaj loje, Luiz Ejllin e ka vënë edhe atë në qendër të vëmendjes. Por, historia e dashurisë në mes të Luizi dhe Kiarës nga shumë shihet si një lidhje në të cilën më shumë jep këngëtari sesa moderatorja.
Kiara e cila disa herë e ka theksuar se është një natyrë e ftohtë dhe e ka të vështirës të shprehet ka nxitur që fansat e Luizit në disa raste të kthehen edhe kudër kësaj. Gjithë kjo ka reflektuar edhe në komentet që ajo merr në postimet që bëhen në faqen e saj të Instagramit.
Së fundmi, përmes një postimi që kanë bërë në llogarinë e saj të Instagramit, persona që e mbajnë këtë faqe kanë njoftuar se po i bllokojnë komentet për shkak të përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe bullizimit.
“Na vjen shumë keq që për shkak të disa prej jush që përdorni gjuhë urrejtje në rrjete sociale dhe një fjalor të papërshtatshëm, shumë dashamirës dhe mbështetës të Kiarës penalizohen duke mos patur mundësi të komentojnë në postimet e saj. I hapëm komentet për këta të dytë, por fatmirësisht do t’i mbyllim përsëri. Bullizimi e sidomos ai në rrjete sociale është një fenomen që nuk duhet ta përjetojë askush! Me dashuri, team Kiara”, shkruhej në postim.
Ndryshe, kujtojmë që Kiara është e nominuara e kësaj jave përballë aktores Olta Gixhari, njëra nga to pritet që sonte (e shtunë) të eliminohet nga shtëpia e famshme.