Sot banorët kanë folur me familjarët siç edhe iu premtua natën e së martës pas tragjedisë ku mbeti i vrarë roja i “Top Channel” .
Keisi është futur në dhomën e surprizave dhe ka folur me babain e saj, Sabin i cili në fillim e siguron se të gjithë janë mirë dhe përfiton ti japë disa këshilla.
“I di porositë e mia. Kujdes, bëj çik kujdes! Afër Luizit aty, nuk duam të rrish me njeri tjetër”, i tha Sabiani ndërsa Keisi ra dakord me fjalët e tij.
Mbrëmjen e djeshme Keisi ka habitur me deklaratën e saj ku “larg e larg” pranoi se ka rënë në dashuri me Lorencin.
Megjithëse pas prime-it ajo u shpreh se nuk ka qenë e lidhur me këngëtarin, Keisi ka ndryshuar ” pllakën” e duke pranuar ndjenjat për të.