Rita Haziri dhe Fidan Gashi, janë çifti më i përfolur aktualisht.
Ani pse janë të ri në treg, të dy janë pëlqyer tej mase dhe po vazhdojnë të sjellin projekte të reja të cilat duket se po kanë shumë suksese, shkruan ORAinfo.
Duke qenë se tashmë janë figura të njohura, ata ndiqen në rrjete sociale nga një numër i madh.
Mirëpo sot është ditë zie në familjen e Fidanit dhe Ritës.
Nëna e Fidanit ka ndërruar jetë në moshë të re.
Lajmin e vdekjes së saj e ka bërë të ditur vetë çifti.
“Nanë e shtrenjta nana… Allahu të shpërbleftë me xhenet në këtë muaj të shenjte të Ramazanit”, ka shkruar në njoftimin për vdekjen e nënës së tij Fidani.
Ai ka njoftuar se varrimi i së ndjerës do të bëhet sot në ora 15:00 në Suharekë. /ORAinfo/