Një nga këngëtaret më të mira të skenës shqiptare, Mariza Ikonomi, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’. Ajo ka folur rreth fotove që u bënë virale duke pozuar me fenomenin e momentit Luiz Ejlli.
Dyshja e këngëtarëve u përfol për një lidhje. Por sa e vërtetë është kjo? Mariza shuan kuriozitetin e publikun duke thënë se fotot janë shkrepur në prapaskenën e Festivalit. ”Nëse s’gabohem ka qenë hera e parë dhe e fundit që ne kemi bërë foto”, tha ajo.
Tutje ajo u pyet se a ka patur lidhje mes tyre. ”Jo, asnjëherë. Luizi është një djalë shume i mire, karizmatik dhe një koleg që e vlerësoj shumë”, u shpreh ajo. Luiz Ejlli eshte shendrruar ne nje nga emerat me te komentuar te ketyre muajve, pas hyrjes se tij ne showin me te shikuar Big Brother Vip Albnania. Me buzqeshjen e tij, humorin dhe energjin pozitive, Luizi ka arritur t’i marr zemerat e te gjith shqiptareve dhe te behet pretendenti kryesore per te fituar kete gare.
Pjesëmarrja e tij në një show të tillë ka bërë që Big Brother këtë vit të thyej cdo rekord shikueshmërie duke lënë pas Bigun e vit të kaluar ku bënte pjesë Donald Veshaj, një prej banoreve mjaftë të komentuar atë vit. Energjia e Luizit sa vjen dhe shtohet e si duket serioziteti i madh për fitore nuk ka të ndalur.