Teksa askush nuk e priste largimin e Olta Gixharit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother Vip Albania, banorët patën edhe një të papritur tjetër. Në shtëpi u rikthyen katër ish-banorë, Ronaldo Sharka, Bledi Mane, Efi Dhedhes dhe Kiara Tito pasi ata u votuan nga publiku si kater me te preferuarit e tyre per tu kthyer prape ne loje dhe per te pare si po luajne per heren e dyte qe kthehen.
Luiz Ejlli dhe Qetsor Ferrunaj nisën menjëherë që të bënin plane së bashku se si të eliminonin banorët. Ata ranë dakord se Kiarën e duan në finale, duke qenë se vetëm 1 nga ish-banorët mund të jetë në finalen e madhe dhe patjeter qe Luizi per kete vend do luftoj per Kiaren.
Teksa Qetsori tha se do merrej me djemtë, ai kujtoi edhe një moment jo shumë të këndshëm me Bledin. Sipas ish-fituesit të “Big Brother”, gazetari dikur i ka hedhur diçka në pije dhe do të thotë të gjitha gjërat që i ka bërë duke e thumbuar pikerisht me kete detaj per te cilin do te kerkoj llogari edhe ne kete spektakel ku do te mund te kene debate bashke. Ndërkohë kujtojmë se gazetari i njohur para disa kohësh ka bërë një postim për Qetsorin, ku thotë se ka qenë në një burg me të.
Ndryshe, Bledi ka qene nje nga personat e rralle kete edicion qe ka dale kunder Luizit, i tille ishte eshte Qetsori por qe tashme jane bere bashke aleat me Luizin per ta nxjerr jashte Bledin pasi ju prish pune qe te dyve ne finale. Deri me tani Bledi nuk ka verejtur se ata te dy kane bere ndonje aleance kunder tij dhe mbetet te shihet a do e zbuloj.