Kiara Tito është një nga banorët më të komentuara të këtij edicioni të Big Brother Vip Albania 2 ku sigurisht u komentua thuajse gjithonë për lidhjen e saj me Luiz Ejllin banorin më të fortë të kësaj loje dhe shumë më pak për ndonjë debat që mund të kishte me banorët e tjere. Kiara u eleminua për një javë ndërsa u kthye pasi ishte një ndër banorët më të preferuara për tu bërë prapë pjesë e kësaj loje.
Por, dy dite pasi u kthye bashke me Efin qe e konsideronin njera tjetren shoqe ato kane pasur nje debat te forte ku Efi e ka akuzuar Kiaren se ajo i ka dhene shenja Luizit per ti thene qe ti qendroj asaj larg duke e prishur shoqerine e tyre per inate.
Sherri mes Efit dhe Kiarës ka reflektuar edhe në numrin e ndjekësve të tyre në Instagram. Që prej mbrëmjes së Prime, Efit po i rriten ndjekësit në mënyrë të pabesueshme. Nga 547 mijë ndjekës, ajo ka tani 566 mijë, pra 20 mijë njerëz i kanë bërë ‘follow’ Efit duke i dhënë të drejtë pas debatit me Kiarën e Luizit dhe ajo ka marre perkrahje edhe me shume mesazhe te bukur por sigurisht kishin edhe ata qe jane kunder saj.
Kiara nga ana tjetër po pëson humbje. Nga 665 mijë ndjekës, ajo ka tani 645 mijë. Veprimet e moderatores duket se nuk janë pritur mirë nga fansat e saj, shumë prej të cilëve nuk e ndjekin më në Instagram e qe ka marre edhe komente negative por sigurisht ka edhe nga ata qe e perkrahin.