Ajo eshte nder moderaroret me te suksesshme ne trojet shqiptare. Moderatorja, Arbana Osmani si çdo natë tjetër të prezantimit të “Big Brother”, edhe sonte po shkëlqen. Ajo ka zgjedhur një kostum me ngjyrë të gjelber i cili i rri shumë bukur.
Arbana Osmani edhe më herët ka treguar që nëna e saj nuk është dakord me të gjitha zgjedhjet e veshjeve që ajo bënë. Megjithatë, sipas Arbanes e ëma e pelqen kur vishet me kostume. Këtë herë, ylli i televizionit ka bërë një zgjedhje për qejf të së ëmës.
“Të gjithë kanë qejf ta dinë ça do vesh dhe ua dërgoj veshjen, ua dërgoj zgjedhjen Lorit, Sarës, Xhemit, mamit, e ndaj me shumë miq. Por mamit nuk ia dëgjoj fjalën (qesh). Më këshillon: Pse moj mam nuk vesh ca fustane të bukura zonjash?
Për mamin fustanet janë gjithmonë shumë të shkurtra, shumë të hapura. I pëlqej shumë me kostum”, tha Arbana teksa edhe Argjira e komplimentoi duke i thënë se kostumi i shkon vërtet shumë. Megjithatë, mamaja e Arbanes prap e ka një ankesë, që lidhet me numrin e madh të rrobave. Ndryshe, kostumi i Arbanes , është i markes Alexader McQueen.