Big Brother Vip Albania 2 ka filluar më 24 dhjetor dhe po vazhdon edhe tani duke thyer cdo rekord shikueshmërie. Ky edicion është dhjetë herë më i shikuar se sa ai i vitit të kaluar ku publiku cdo të martë dhe të shtunë kur shfaqen Prime janë në shtëpitë e tyre para televizore duke i lënë bosh të gjitha rrugët e lokalet.
Nje nder banoret me te forta te Big Brother Vip Albania ishte Olta Gixhari e cila e ndali ne gjysme rrugetimin e saj ne kete shtepi pasi ka thene se eshte merzitur per djalin dhe nuk mund te vazhdoj me pasi produksioni shtyu finalen per me shume se nje muaj.
Njerëzit akuzonin Oltën si të favorizuarën e produksionit të “Big Brother”, Olta akuzonte Luizin. Shpesh ajo ka bërë akuza se Luizi “i ka shpatullat e ngrohta” dhe i është drejtuar duke i thënë “Kush të mban ty këtu brenda?”. Dhe mesa duket e paska pasur me regjisorin Eduard Grishajn. Kështu tha ajo në “Më lër të flas”. “Do doja të ndalesha pak edhe në diçka që ti i thoje Luizit që i thoje, ‘kë ka këtu brenda ky o vlla’. Më kë e kishe dhe pse me Eduart Grishajn.”- ishte pyetja ngacmuese e Donaldit, të cilit ajo iu përgjigj:
“Po për atë e kisha. Aty ngaqë janë shkodranë dhe janë shokë dhe mendova se e mbronte. Thash “ta lëshoj njëherë si deklaratë” eshte shprehur Olta qe nenkupton se kjo duhej ta niste pastaj nese do te ishte e vertete do te behej e madhe dhe nese jo ajo nuk do bente pershtypje per te tjeret.