Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Fuqia e shikueshmëris së programit është aq e madhe saqe asnjë detaj i mbrëmjeve te Prime-it por edhe gjatë transmetimit 24 orësh nuk po u ikën fansave të programit dhe shtëpisë së VIP-ave shqiptarë.
Kiara Tito duket se i ka rënë pishman që ka hyrë në Big Brother VIP Albania. Teksa banorët kanë bërë ditën e sotme lidhje live me Top Albania Radio nga shtëpia më e madhe në Shqipëri, ajo e Big Brother VIP, ka qenë Luizi ai i cili ka bërë disa pyetje pikante.
Nisur edhe nga çfarë dëgjoi një natë më parë në spektaklin e madh Luizi ka hedhur hije dyshimi mbi afrimitetin e Kiarës pas rifutjes në shtëpi. Pjesë nga biseda: Luizi: Kritikat nga jashtë keni ardhur ti rregulloni këtu brenda? Një ndër to është edhe afrimi i krevatit të Kiars, sepse ajo ka thënë që nuk do të flinte me mua. Kiara: Çdo veprim që unë do bëj do shihet me lupë tani. Ta kisha ditur nuk do kisha hyrë fare.