Për të 100-ën herë, portalet (dhe shumë komentues) nuk e kanë kuptuar sa e pakëndshme është të aludosh nëse dikush është apo jo shtatzënë. Këtë herë radhën e kishte Xhensila. Videot dhe fotot e ditëlindjes së saj, të shpërndara në rrjet – janë shoqëruar me “dyshime” se këngëtarja është shtatzënë.
Këto aludime më pas janë përmendur edhe në disa portale. 30-vjeçarja nuk dha shumë shpjegime, por shkroi vetëm “Pupupu filluan prapë” në një story në Instagram. Xhensila dhe partneri i saj, janë ndoshta një prej çifteve më të përfolur në media kur bëhet fjalë për thashetheme.
Edhe më herët është përfolur se këngëtarja ishte shtatzënë. Kohë më parë thuhej se mes tyre kishte një krizë dhe se dyshja po ndaheshin. Aludime që çifti i ka mohuar vazhdimisht. Dita e djeshme për Xhensila Myrtezajin ka nisur e ka përfunduar plot surpriza. Ajo ka festuar 30-vjetorin e lindjes dhe mëngjesi e ka gjetur me një surprizë nga shtëpi nga partneri dhe vajza e saj, ndërsa mbrëmja në një festë gjigante me miqë, të afërm e shumë personazhe VIP.
Dyshimet e para ishin pasi Xhensila nuk u pa të pinte shampanjë apo pije të tjera, ndryshe nga të ftuarit e tjerë. Edhe në rrjet, njerëzit komentonin se Xhensila është në pritje të ëmbël. Aludime për një shtatzani të mundshme janë përfolur për një kohë të gjatë po ka qënë ajo e cila i ka mohuar.