Luiz Ejlli është ndër personazhet më të komentuar të momentit në mbarë trojet shqiptare, ai poashtu ka thyer cdo rekord shikueshmërie në historinë e Big Brother në Shqipëri. I njejti po shihet e cilësohet si fitues i këtij edicioni pasi i njejti po gëzon mbështetjen e të gjithë shqiptarvë gjithandej.
Idal shumë herë në nominim ai ka dal më i votuari për të qëndruar në shtëpi. I njejti po shijon një lidhje tejet të bukur dashurie me moderatoren simpatike Kiara Titon, për të cilën tha se ja morri zemrën qysh në natën e parë kur e pa në Big Brother VIP Albania.
Ashtu edhe siç ishte menduar, jeta mes Luizit dhe Kiarës do të haste pak vështirësi kur vjen puna tek pjesa e gjumit. Kiara edhe pse pas rikthimit u tregua shumë e gatshme për ta shijuar sa më shumë marrëdhënien dhe afrimitetin me Luizin, por duket se gjatë natës s’po i funksionon.
Në orët e para të mëngjesit ajo është zgjuar nga gërhimat e Luizit, dhe është çuar nga krevati. Kiara shumë herë është shprehur se ajo e ka shumë problem pjesën e qetësisë, dhe se në të ardhmen me Luizin mund të flenë në dhoma të ndara.