Luizi dhe Kiara kanë pasur një tjetër përplasje në çift mbrëmjen e djeshme. Këtë herë për shkak të xhelozisë së moderatores ndaj Jorit.
Gjatë mbrëmjes, kur çifti u shtri për të fjetur gjumë, Kiara qortoi Luizin dhe i kërkoi që të mos bënte me lojëra të tilla, pasi u ndje keq. Sakaq i tha këngëtarit se i erdhi keq ndaj vështrimit të banorëve, të cilët qeshnin para fytyrës së saj, ndërkohë që Luizi ‘ngacmohej’ me Jorin.
Kiara u shpreh se, edhe pse është tip sportiv, shakatë nuk i merr ndonjëherë seriozisht, por sipas saj, kjo ishte e tepërt, pasi shërben si “material” për njerëzit.
Luizi mbylli diskutimin duke i kërkuar falje të dashurës së tij.