Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Sonte do të shpallet finalisti apo finalistja e parë e këtij edicionit të dytë të Big Brother Vip, duke bërë që një banori, t’i “pritet bileta” e qëndrimin në shtëpi, deri më datë 6 maj.
Luizi i bëri thirrje teleshikuesve që ta votojnë si finalist i parë, pasi me atë zgjedhje do t’i ndryshojë jeta. Ai tha se kjo gjë jo vetëm që do gëzoja ata që do të votojnë, por edhe vetë atë, duke qenë se shpesh herë ka përsëritur faktin se ka dëshirë të shkojë në finale dhe përse jo, të jetë fitues.
Duke biseduar me Kiarën dhe Elvisin, Luizi tha se ai mund të jetë finalisti i parë dhe nëse emri i tij shpallet sonte, do të bërtasë nga gëzimi i madh.