Instagram dhe ‘Big Brother’ kanë qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin këtë edicion. Thënë kjo, preferencat e publikut lidhur me lojën e banorëve është reflektuar në numrin e ndjekësve.
Rreth 300 mijë ndjekës fitoi Efi nga eksperienca e saj. Pozicionimi i saj krah Luizit, e bëri një personazh të dashur në sytë e shikuesve. Por, rikthimi i saj në shtëpi nuk është pritur dhe aq mirë.
Prishja e miqësisë me Luizin dhe Kiarën, duket se nuk po pëlqehet shumë nga njerëzit dhe tashmë ka nisur rënia e ndjekësve. Për dy ditë ajo ka humbur rreth 3 mijë ndjekës. Banorja Efi vazhdon qëndrimin e saj ne shtëpinë e Big Brother pas mundësisë se dyte, ku sjellja e saj pothuajse po komentohet vazhdimisht. Ajo hyri me shpresën se do ta ketë Luizn ne krah, kur ky i fundit ne fillim i rikthej shpinën pas një informacioni me sy qe i dha Kiara kur e pyeti se a duhet ta mbante Efin afër.
Efi banore e Big Brother pas daljes se pare u cilësua se “shefe e diplomacis” duket se këtë herë po i bien ky “epitet”. Ajo shpesh here debaton me banoret ku po cilësohet sjellja e saj si vulgare, por ne fund te ditës gjithçka behet për loje.