Gazetari i njohur Milaim Zeka ishte i ftuar këtë të diel në programin e Ermal Peçit ‘Më prit në fundjavë’.
Me një përvojë të gjatë në median mbarë shqiptare, Zeka u shpreh i keqardhur për nivelin në të cilën ndodhet gazetaria e sotme. Për të programet televizive janë në limitet e programeve pornografike ndërsa injoranca duket se ka pushtuar çdo hapësirë televizive”.
“Milami nënvizoi si shqetësim edhe mungesën e lirisë editoriale teksa u zotua se në tërë karrierën e tij nuk ka pranuar të paguhet nga pronar televizionesh e të thotë atë që ata duan e dëshirojnë.
Milaimi u surprizua në program nga një prej vajzave të tij, duke treguar se ndihet shumë me fat që është bëkuar në jetë nga 4 vajza. Teksa fliste për familjen e tij një moment shumë emocionues ishte përlotja e tij për familjarët e vrarë nga lufta”.
“E pamundur që gazetari të mbante lotët duke treguar së loton shpesh dhe se këto momente i konsideron edhe si çlirime emocionale”.
‘Nuk jam burri tipik shqiptar, qaj, s’kam turp. Qaj’- tha Milami teksa shtoi se shqiptarët duhet të flasin më shpesh për të shkuarën e tyre e se nuk duhet të harrojnë edhe plagët e luftës”.