Armaldo Kllogjeri ishte së fundmi i ftuar në “E Diell” në rubrikën “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën dhe Erjola Doçin.
Maestro nuk i kurseu komplimentat për Erjolën, të cilës i dha një trëndafil kur hyri në studio.
Më tej, Ronaldo e pyeti se me kë do ishte lidhur brenda shtëpisë (por edhe jashtë) nëse do të ishte beqar.
“Po të ishte futur Eriola, do isha lidhur me Eriolën. Po sa e bukur që qenke live mi”, tha Maestro.