Tani që Olta Gixhari ka dalë nga shtëpia e “Big Brother-it” fansat e Luizit kanë filluar ta simpatizojnë.
Këtë e ka zbuluar vetë aktorja teksa ka ripostuar statusin e bërë nga një “fanpage” e Luizit.
“Që të vinte dita që të donin edhe fansat e Luizit ty se kishim menduar.
Duhet të ishe në finale, na ka marrë malli për ty o Mbretëreshë”, kanë shkruar fansat e këngëtarit. Olta është përgjigjur se as ajo nuk e kishte menduar se do të vinte kjo ditë.