Disa muaj më parë komentet e moderatorit Arian Çani, bënë bujë pasi u shpreh se Ballkani ka qenë i gjithi helen.
Lidhur me këtë pretendim këngëtarja Rovena Stefa reagoi publikisht, madje ashpër, duke theksuar se nuk ishte dakord me të, madje ka kërkuar edhe bojkotimin e emisionit ‘Zonë e Lirë’.
Fjalëve të saj të ashpra, për të cilat tha se nuk jo vetëm që nuk ishte penduar dhe së asgjë nuk është thënë në gjaknxehtësi e sipër, Rovena Stefa i përforcoi, duke iu qëndruar atyre një për një.
“Jo, unë nuk kam asgjë me Çanin, kam qenë edhe e ftuara e tij. Nuk kam folur vetëm unë për Çanin, kundra deklaratave për helenikët. Në vende të tjera, për deklarata të tilla, njerëz publik përfundojnë në burg. Foli në një mënyrë të tillë, duke përçmuar vendin, duke përçmuar historinë tonë, dhe kjo më preku, ndaj dhe reagova ashtu”, tha ajo.
E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, nëse do të shkonte sërish në emisionin ‘Zonë e Lirë’, këngëtarja u përgjigj: Jo, jo, nuk do të shkoj më tek Çani. E kam mbyllur me Çanin. Unë vetë e kërkova bojkotimin e emisionit. Përderisa e kërkova për të tjerët, normalisht që nuk kam si shkoj unë”.
Më tej ajo tha se shpreson “që Zoti t’ia mbyllë sa më shpejt (qesh). Nuk dua të keqen e Çanit, por për atë gjë që ka bërë, ose duhet të mbajë përgjegjësi, ose duhet t’i thotë ‘më fal’ të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Rovena Stefa.