Gjatë një debati në “Fun Club”, mbrëmjen e djeshme, ku tema ka qenë Luiz-Efi, Ilda Bejleri u shpreh se për Luizin dihen shumë gjëra, si mami, motra, partneren e tij Kiarën, ndërsa Efit nuk i dihet asnjë gjë, përfshirë dhe emrin e të dashurit.
Me këtë rast, Bejleri ka bërë publike emrin e të dashurit të Efit i cili quhet Genci. Gerti është shprehur se nuk është nevoja që të bëhet publike lidhja e Efit, ndërsa Mikela, shoqja e ngushtë e Efit, nuk i ka pëlqyer kjo gjë dhe reagoi.
Gerti: Ka qenë me Luizin, e ka dashur tamam si shok.
Ilda Bejleri: Po Efit si dihet emri i të dashurit, Genci. Luizit i dimë mamin, motrën, i dimë gruan tashmë.
Gerti: Po s’ka dashur ta bëjë publike.
Mikela: Të ngeli meraku tek i dashuri i Efit ty? Të paska ngelur pikë në zemër, s’ke gjë tjetër ku të kapesh, do patjetër këtë.
Ilda Bejleri: S’po flas me ty të lutem. Ata 20 veta që ishin, ishin familjarë, se unë nuk e shoh këtë tifozerinë e madhe të Efit. Tani absolutisht Luizi është lojtari për mua më i miri i të gjithë “Big Brither-ave”, kjo s’ka diskutim. Ka bërë diferencën që nga momenti i parë që ka hyrë aty dhe mbi të gjitha, na ka mahitur të gjithëve sepse ka qenë një ndryshim komplet imazhi. Nga ai djali i mirë që e njihnim shumë pak, doli një uragan sepse të zgjohesh i pari në mëngjes dhe të flesh i fundit, unë e shihja aty nga televizori dhe thosha si nuk u lodh ky njeri!